?Tërhiqemi nga ato propozime, ose të shkruhen siç kërkonte Partia Demokratike...."
Pak ditë pas kësaj deklarate të bërë nga kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla maxhoranca e miratoi projektvendimin e rregullores së parlamentit në komisionin e ligjeve.
Ajo që riktheu debatin mes palëve ishte një ndër ndryshimet e propozuara nga socialistët që e detyrojnë prokurorinë të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqjen e imunitetit të një deputeti.
Nga viti 2012 deputetet nuk kanë imunitet përveç arrestimit dhe kontrollit të banesës. Rregullorja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.
Opozita ripërsëriti kërkesën për ta bërë diskutimin për ndryshimet në rregullore në Këshillin e legjislacionit, por socialistët i kujtuan bojkotin e këtij organi nga ana e demokratëve.
Mes morisë së përplasjeve mes palëve. I vetmi deputet skeptik për ndryshimet e shpeshta të rregullores së kuvendit ishte ish-kryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj.
?Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar në kartona më shume se sa persona me integritet.?
Pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për t?ia deleguar këshillit projektvendimin, pakica braktisi punimet e komisionit.
Sipas ndryshimit të bërë nga mazhoranca në rregulloren e kuvendit kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori dhe kërkesa duhet të përmbajë një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që e mbështesin atë.
Tv Klan