Maqedonia nga sot është edhe një hap më pranë NATO-s. Pas aktit të sotëm të firmosjes së Protokollit për anëtarësim në Bruksel, vendi do të marr pjesë në të gjitha takimet e Aleancës ndonëse pa të drejtë vote. Njeriu i parë i NATO-s Stoltenberg e cilësoi si historik aktin e sotëm ndërkohë që kryeministri Zaev tha se vendi siguroi stabilitetin e përhershëm. Urime mbërritën edhe nga Budapesti. Ish kryeministri azilant Gruevski tha se vendi ka nevojë për strategji të re nacionale.