Debat te 'Ligjet' / Fatmir Xhafaj kundër maxhorancës: Deputetët po shndërrohen në kartona

2019-02-06 1

Në Komisionin e Ligjeve janë diskutuar këtë të mërkurë ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit. Deputetët e opozitës e cilësuan këtë projektvendim sërish si një tentativë për të rikthyer imunitetin e deputetëve, ndërkohë që, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cilësoi ndryshimet e shpeshta të ndërmarra joefektive.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi gjatë diskutimeve se mazhoranca nuk e respekton Rregulloren e Kuvendit e kësisoj, ai u shpreh më tej se çdo tentativë për klonim të rregullore duhet të kalojë në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, në mënyrë që mazhoranca të mos ketë mundësi ta përdorë forcën e kartonit. ?Çfarë diskutimi bëni, cfarë do të thotë ?kur të diskutohen nen mbi nen, do e heqim?. Por edhe mund të mos e hiqni. Plotësoni kërkesën tonë, hiqni dorë sepse përgjërimet me fjalë nuk çojnë askund?, vijoi ai më tej.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja iu drejtua Alibeajt duke i thënë se nuk ka për ta marrë më fjalën, por në mbrojtje të tij ka dalë deputeti Gent Strazimiri, duke thënë: "S'je regjizori ti. Nuk e bën ti filmin". Pas këtij debati ndërmjet deputetëve, fjalën e mori ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai i cilësoi ndryshimet e shpeshta në Rregulloren e Kuvendit si jo efektive.

?Nga 2005 deri më sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jetë sa më i kujdesshëm. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar në kartona sesa në persona me integritet që përfaqësojnë zgjedhësit apo janë ligjbërës. Kjo është gjeja që duhet të na shqetësojë më shumë?, tha Xhafaj.