Report TV - Vrasja në Vlorë, fqinja: Burri e dhunonte, gruaja e falte për hir të fëmijëve

2019-02-06 0

Njëra nga fqinjet e çiftit Lera në Vlorë shprehet për Report Tv se Teodor Lera e dhunonte vazhdimisht gruan e tij, ndërsa ajo e falte për hir të fëmijëve. "Vajza e madhe është në Amerikë, djali në Angli, ndërsa vajza e vogël studente. Ziheshin shumë, edhe ai ushtronte dhunë, thonë që ka qenë njëherë i dënuar dhe gruaja thoshte që për hatrin e fëmijëve do e falte. Ai nuk punonte, vetëm gruaja çfarë shiste në dyqan" tha ajo.