Report TV - Ekskluzive/ U dogjën të gjallë 4 vetë brenda në spital, drejtësia: Asnjë fajtor

2019-02-06 3

Ngjarja që mori përmasa të një bilanci lufte, ndodhur në ambjentet e hemodializës në Spitalit Amerikan Laprakë, ku 4 persona u dogjën të gjallë me benzinë, është pushuar nga prokuroria e Tiranës. Hanife Mali, Sanije Sulaj, Dashamir Saraçi dhe Lefter Canaj, u dogjën të gjallë brenda në Spitalin Amerikan, dhe pas dy vite nga ngjarja e tmershme, sot prokuroria nuk ka gjetur shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Vendimi është marë nga prokurori Robert Kote, i cili ju drejtua gjykatës së Tiranë me kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj Lefter Canaj, personit përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në 25 korrik 2016. Kërkesa e prokurorit Kote është miratuar nga gjyqtari Ardian Kalia në 30 tetor 2018, i cili ishte në të njëjtin mendim me prokurorin, duke argumentuar se dosja penale e rregjistruar për dy akuza atë të ?Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese? dhe ?Shkatërim i pronës me zjarr? duhet të pushohej pasi personi përgjegjës për këto dy akuza kishte ndërruar jetë dhe përgjegjësia penale mbi të shuhet. Por pavarësisht këtij fakti, prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar dhe pjesën tjetër të kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në ambjentet e Spitalit Amerikan, atë të marrjes së masave të sigurisë në pavjonin e hemodializës dhe mosfunksionimit të sistemit të antizjarr.

Gjatë hetimeve të kryera nga ana e prokurorit Robert Kote thuhet se në repartin e hemodializës të spitalit Amerikan ka pasur sistem antizjarr dhe ishte brenda garancisë. Ky sistem ishte montuar në datën 25 korrik 2015 nga kompania ?Global Net? dhe kishte sensorë të posaçëm tymi njëherësh ishin të vendosur dhe fikse zjarri. Por pavarësisht nga ajo që evidenton prokuroria e Tiranës në vendimin e pushimit, familjarët e viktimave Hanife Mali dhe Sanije Sulaj, shprehen për ?Shqiptarja.com? se nuk ka pasur sistem anti zjarr në repartin ku ka ndodhur ngjarja.