Report TV - Shtyhet seanca, Saimir Tahiri: Po kalohet çdo limit, askush s’më mban peng

2019-02-06 0

TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ditën e sotme u përball në Gjykatën e Krimeve të Rënda me prokurorët që kërkon sërish zgjatjen e hetimeve kundër tij. Tahiri ishte i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së prokurorëve për ruajtje të sekretit hetimor. Por ish-ministri reagoi duke u shprehur se pas një viti e gjysmë nuk ka më sekrete për dosjen e tij, pasi prokuroria i ka nxjerrë me SMS.Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri akuzoi prokurorinë se po zvarrit hetimet, pasi nuk po di si të mbyllë cështjen, ndërsa deklaroi se pasi të marrë atë që i takon do të flasë. Ish-ministri e mbylli deklaratën duke thënë se në këtë vend nuk kalon njeri pa marrë faturën e vet. "Nuk më ka humbur durimi, kam një vit e disa muaj që pres, pa komentuar asnjë vendim të prokurorisë, por pres ti shkoj drejtësisë deri në fund, pa bërë sikur kanë bërë të tjerët para meje që janë hetuar për vrasje dhe vjedhje. Gjithcka që po ndodh e ka kapërcyer cdo limit të kohës kur mund të bëhet një hetim.