Flamur Mali, bashkëshorti i të ndjerës Hanife Mali shprehet i indinjuar dhe i poshtëruar nga veprimet e Spitalit Amerikan në Tiranë. Gruaja e tij 55-vjeçe humbi jetën në mënyrë më tragjike të mundshme, pasi siç tregon Flamuri, bashkëshorten e ka çuar 65 kg në spital dhe e ka tërhequr prej andej 35 kg, pasi ishte djegur dhe karbonizuar e gjitha. Babai i tre fëmijëve shprehet i indinjuar për mbylljen e hetimeve nga ana e prokurorisë, hetime që sipas tij Spitalin Amerikan e nxjerrin heroin në këtë mes.
Në një intervistë për ?Shqiptarja.com? Flamuri thotë se për tragjedinë e 25 korrikut 2016 bën fajtor vetëm Spitalin Amerikan dhe askënd tjetër. ?Spitali ne e dimë që është një vend ku mbrohet jeta, jepet jeta, jo që humbet jeta në atë formë që ka shkuar bashkëshortja ime bashkë me shoqen e vet, me shokët e vet?-thotë Flamuri. Sipas këtij të fundit mes autorit të krimit Canaj dhe Saraqit, ka pasur një konflikt të zgjatur të shtrirë në gati një vit.
Stafi i Spitalit Amerikan ka qenë në dijeni të këtij konflikti dhe nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar një ngjarje të tillë. ??personeli që ka shërbyer në repartin e hemodializës e ka ditur ngatërresën e të dy pacientëve, që ata kanë pasur me njëri-tjetrin. Pra, sikur aty të ishte zbatuar rregullorja e jetës së brendshme, incidenti nuk do të kishte ndodhur. Zotëria që ka sulmuar pacientin, e ka lajmëruar. Ngatërresa ka qenë që një vit më përpara. Atëherë duhej të ishin marrë masat??-thotë Flamuri.