Ora News - Berisha: Skandaloze, qeveria s'i jep informacion presidentit Meta. Ky është grusht shteti

2019-02-06 0

#oranews #saliberisha #ilirmeta
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, e konsideroi të rëndë që Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri me dije të dielën se nuk është informuar nga dikasteret qeveritare për projektin e Unazës.

Berisha: Në vlerësimin tim të gjitha qëndrimet e tij kanë qenë kushtetuese deri në dekretimin e Edi Ramës, i cili absolutisht nuk përputhet me Gjykatë Kushtetuese .

Në vlerësimin tim sepse unë nuk jam Gjykata Kushtetuese.

Por kam mësuar diçka tjetër që është e rëndë, mësoj që për 3-4 muaj, disa institucione, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës, drejtoria e ALUIZNI e një sërë institucionesh nuk i kishin kthyer përgjigje kërkesave të Presidentit të Republikës. Ky përbën një ndër aktet më të rëndë për një shtet.

Ti fshehësh presidentit informacion e të mos i dërgosh informacion siç bën Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës apo ALUIZNI unë mbeta i skandalizuar. Këto përbëjnë një grusht shteti, asgjësim të pushtetit të presidencës dhe kalojnë çdo lloj imagjinate.

Mund të mos e duash dhe nuk është i par as Edi Rama dhe Ilir Meta, por nuk ka vend në botë që i thotë vetes shtet që mund t'i mbajë Presidentit të Republikës informacionet. Edi Rama ka konsumuar me Gjykatën Kushtetuese dhe me bllokimin e tillë të Presidentit.

Ka një përgjegjësi Ilir Meta që nuk del me mesazh para Kombit. Ai nuk është Ilir Meta, ai është Presidenti. Këtë nuk mund t'ia bënte këtë njoftim shqiptarëve nëpërmjet Unazës, por mund t'ua bënte të ditur shqiptarëve për një zhvillim nga më dramatikët në historinë e vendit dhe të paqenë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berisha-ilir-meta-ka-nje-pergjegjesi-ti-drejtohej-me-nje-mesazh-shqiptareve

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz