“Rruga e gabuar” në Gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-05 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të arrestuarit e operacionit ?rruga e gabuar?, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte klandestinë drejt vendeve të BE-së dolën në gjykatën krimeve të rënda, për rivlerësimin e masës së sigurisë.



Pas një seance maratonë të nisur që në orët e para të mëngjesit, gjyqtarja Irena Gjoka dëgjoi pretendimet e të arrestuarve, si dhe provat e gjetura për ta nga prokurori Vladimir Mara.



Me anë të avokatëve mbrojtës, të akuzuarit i kërkuan gjykatës tu caktohej një masë më e butë sigurie.



Të shtunën policia e shtetit arrestoi në disa qytete të ndryshme 32 persona, ndërsa 4 të tjerë, që dyshohet se ishin dhe krerët e grupit, vijojnë të jenë në kërkim.



Me të arrestuarve, është edhe Simon Këri, kryetar i Shoqatës së etnisë Vllahe. Sipas prokurorisë, për shkak të lidhjeve që ai ka në Shqipëri dhe Greqi, e duke bashkëpunuar me persona të tjerë, ai merrte përsipër sigurimin e dokumenteve me qëllim emigrimin e shqiptarëve në SHBA, Angli dhe në Kanada.



Rol kyç në këtë grup kishte dhe Dritan Gramozi, i shpallur në kërkim, i cili në bashkëpunim me disa persona siguronte dhe prodhonte dokumentet false duke mundësuar më tej edhe kalimin pa problem në kufi, në Qafë Botë, Kakavijë dhe në Rips.



Grupi i trafikantëve akuzohet se i kanë krijuar lehtësi kalimi në kufi edhe personave me rrezikshmëri të lartë disa prej të cilëve anëtarë të bandës së Shijakut.



Nga përgjimet ka rezultuar se një nga të pajisurit me dokumente false ishte edhe Hajri Seferi, i arrestuar nga operacioni ?Volvo 4?.