Kredia në nivelet më të ulëta, bankat tkurrin huadhënien - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-05 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ekonomia ka përfituar më pak financim gjate 2018-ës, krahasuar me vitin paraardhës. Duke ju referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë viti i kaluar u mbyll me një total kredie prej 532 miliard lekësh, ose 18 miliardë më pak se 2017-ta. Huaja për bizneset dhe individët ka shënuar rënie me 3.2%.Shifrat konfirmohen nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës ky nivel kredie tregon për rënien më të madhe, pasi një shifër e tillë kreditimi rezulton të jetë regjistruar në vitet 2000.Pas këtij viti deri në 2010 huaja për ekonominë u rrit me ritme të konsiderueshme. Por më pas, kreditimi ka pësuar rënie vit pas viti, fillimisht nga kriza ndërkombëtare, e më pas edhe për shkak të rritjes së huave me probleme që përfshiu sistemin.Duke ju referuar të dhënave, shkak për këtë tkurrje është bërë nënçmimi i euros, fshirja e disa kredive nga sistemi, por edhe fakti se disa banka të mëdha janë përfshirë nga ndryshime aksionerësh, çka i ka bërë këto të fundit të mos fokusohen tek zgjerimi i tyre.Edhe sipas vrojtimeve të bankës së Shqipërisë rezulton se sistemi ka qenë konservator sa i përket dhënies së kredive, sidomos për ato hua në shuma të mëdha. Ndërsa vetë bankat thonë se kompanitë që aplikojnë për kredi nuk kanë projekte të mirëstudiuara.