#oranews #hetimet #kavaje #abuzimseksual
Vajza 14-vjeçare nga Kavaja e abuzuar seksualisht nga tetë djem të klasës nuk ka pranuar të bënte denoncim në polici, pas zbulimit të ngjarjes nga prindërit e saj.
Pasi kanë mësuar çfarë kishte ndodhur me vajzën, nëna dhe babai kanë kërkuar të shkojnë në polici por 14-vjeçarja ka qenë e frikësuar nga shantazhi që djemtë i kishin bërë me publikimin e videos intime.
Burime nga prokuroria e Durrësit thanë se denoncimi është bërë në janar të këtij viti, pasi prindërit arritën ta bindin të miturën që të dëshmonte në prani të psikologut.
Arrestimi i shtatë djemve të dyshuar dhe shpallja në kërkim e një tjetri janë bërë pas përfundimit të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, që ka provuar abuzimin seksual ndaj të miturës.
Ish-kryeministri Sali Berisha që bëri publike ngjarjen para policisë ka publikuar të dhëna të tjera, që tregojnë se djemtë e akuzuar u shoqëruan pas kallëzimit në polici dhe u lanë të lirë për shkak se prindërit e tyre janë policë dhe biznesmenë.
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, tregon se nuk ka funksionuar zinxhiri i raportimit nga nxënësi te mësuesi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-abuzimin-ne-kavaje-14-vjecarja-e-frikesuar-te-bere-denoncimin
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz