#oranews #diber #llixhat #koncesion
Pas Holtës dhe Zagorisë dhe protestat e panorëve të Dibrës kanë dhënë rezultat. Leja e dhënë në dhjetor për dhënien me koncension të ujërave termale është anuluar. Madje për procedurat e ndjekura tashmë ka nisur dhe hetimi administrativ.
Pas reagimeve që sollën protestat për anulimin e HEC-it pranë Kanionit të Holtës në Gramsh edhe nisma e banorëve të Peshkopisë ka dhënë rezultat.
Dhënia në përdorim e ujërave termale të Dibrës për 5 vjet është anuluar.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Basenit Ujor Bunë-Drin, u vendos të zhbëhet vendimi i muajit dhjetor, ku një subjekti privat iu dha e drejta e koncensionit.
Prefekti i Shkodrës, në cilësinë e kryetarit të Këshillit, Çesk Millja, tha se rishqyrtimi i dokumentacioni nxori në pah se leja cënonte të drejtat e pronësisë së bashkisë Dibër.
Ndërkohë një hetim administrativ i Agjensisë së Burimeve Ujore ka evidentuar disa pasaktësi e shkelje, ku theksohet edhe mungesa e konsultimit publik.
-Nga verifikimi i koordinatave të veprës asë marrjes të paraqitura në propjektin teknik rezulton se ato nuk përputhen me burimin ekzistues që merr ujë sot Qendra Balneare e Peshkopisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anulohet-koncesioni-privatizimin-e-llixhave-te-peshkopise
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz