Basha perjashton marreveshje me Ramen

2019-02-05 0

Nga Kruja, kreu i Partisë Demokratike u tregua i prerë kundër çdo marrëveshje me Kryeministrin Edi Rama si ajo e 18 Majit 2017. Në një takim më banorët dhe përfaqësues të biznesit në Krujë, Basha tha se ajo marrëveshje u bë për të garantuar votën e lirë.

Qytetari: "Të mos i japësh më dorën Ramës".

Lulzim Basha: "Këtu në shesh të Krujës ta premtoj. Nuk ka më, ajo u bë për të garantuar votën".

Duke u ndalur tek plani ekonomik i Partisë Demokratike, Basha tha se vetëm ky plan garanton ulje taksash për biznesin dhe mirëqenie për qytetarët.

"Ne i kemi zgjidhjet për ju, dhe jemi gati t'i vëmë në punë. Nafta dhe benzina do jenë 30 Lekë më të lira se do heqim taksën për naftën. Ato miliarda që i marrin 5 oligarkë dhe i ndajnë me Ramën, do t'i çojmë për rritjen e rrogave. Do mundësojmë që përmes uljes së taksave, biznesi të mos mbyllet por të hapet dhe të sigurojë punësim. I kemi planet me ekspertët më të mirë, Florion Mima dhe Çlirim Gjata. Kemi vizionin, planin dhe vendosmërinë që t'ju shërbejmë që ditën e parë me qeverisjen e vendit".

Sipas kreut të demokratëve, alaternativa e Partisë Demokratike është alternativa europiane që synon të rikthejë vendin në binaret e zhvillimit.

Tv Klan