Qeveria ne mbeshtetje te fermereve

2019-02-05 1

Ajo që nisi si ngritja e një vreshti dhe kantine vere me mbështetjen e fondit të AZHBR, është kthyer në një nga bujtinat që janë pjesë e ofertës turistike në fushën e agroturizmit.

Kryeministri vizitoi këtë sipërmarrje në afërsi të Kalasë së Prezës vetëm 25 kilometra larg kryeqytetit dhe e vlerëson si një shembull për t'u ndjekur nga fermerët.

"Me mbështetjen e AZHBR-së qe një ndërhyrje shumë e madhe dhe shumë e plotë dhe sot themi që kemi bërë diçka që ia vlen edhe për ne, edhe për zonën edhe për të gjithë. Është krijuar një ambient i këndshëm", thotë Qemal Alushi.

"Përveç paketës së lehtësimeve të taksave, tani 5% tatim-fitimin, por edhe me TVSH-në 6% siç është për hotelet me 5 yje, por, siç ju kemi dhënë ju, jemi shumë të angazhuar t?i japim mbështetje financiare direkte të gjithë atyre që duan të bëjnë transformime të tilla që shkojnë në drejtim të promovimit të zonave, të bukurive natyrore. Po shohim që ka gjithmonë e më shumë kërkesë dhe faktikisht, llogaria është shumë e thjeshtë, edhe për ata që janë në emigracion e që kanë një shtëpi në fshat, apo kanë një tokë, nëse ndërtojnë një agroturizëm, kanë më shumë të ardhura sesa çdo rrogë në emigracion", shprehet Kryeministri Edi Rama.

Në bujtinën e tij, Qemal Alushi ka përfshirë dhe banorë të zonës me të cilët, siç thotë, ka lidhur kontrata për të blerë produktet e tyre.

Tv Klan

Free Traffic Exchange