Hetim dy loteve të tjera të Unazës së Re - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-05 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV I gjithë projekti i unazës së madhe, segmenti nga pallati me Shigjeta deri tek rrethrrotullimi Shqiponja është nën hetim nga prokuroria. Organi i akuzës nuk është mjaftuar vetëm me hetimet për lotin e parë, i cili u pëfshi nga skandali, për shkak të falsifikimit nga ana kompanisë fituese DH Albania.Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për Vizion Plus se hetimet janë duke u kryer paralelisht me atë të lotit të parë, edhe për dy lotete e tjera.Grupi hetimor është duke verifikuar të gjitha dosjet e sekuestruara deri më tani, për të zbuluar nëse ofertat kanë qenë fiktive ose jo ashtu nsic ndodhi me lotin e pare. Gjithashtu jane duke u verifikuar me detaje edhe procedurat e kryera nga institucionet përkatëse.Që në krye të herës tenderi i zhvilluar për të tre lotet u vesh me hije dyshimi. Pasi në secilën garë ishte vetëm një ofertë e vlefshme, ndërsa pjesmarrëse ishte dhe kompania Vellezerit Hysa, por ajo nuk ka paraqitur ofertë.Rjedhimisht,tenderin në lotin e parë e fitoi ?DH Albania?, të dytin kompania Salillari ndërsa lotin e tretë Viktoria Invest.Në këto kushte, prokuria pritet të verfikojë nëse procedrat e ndjekura për zhvillimin e këtyre tenderave kanë qënë në përputhje me ligjin.Në mënyrë të vazhdueshme opozita ka ngritur dyshimet dhe ka akuzuar se pjesëmarrja në tender e kompanisë ?Vëllezërit Hysa? ka qenë sa për numër.Ndërkohë, pavaresisht kërkesës së presidentit Ilira Meta për të anulluar te gjithe projektin e Unazës së Re, mësohet se qeveria nuk do të tërhiqet nga ky investim.