Report Tv-Tiranë, vijon bojkoti te Shkencat Sociale dhe Filologjiku, tension në Shkodër

2019-02-05 0

TIRANE-Ditën e sotme zhvillohet normalisht mësimi në të gjitha fakultetet, me përjashtim të Shkencave Sociale dhe Filologjikut. Dy fakultetet edhe dje e bojkoton mësimin, pasi një grup pedagogësh kanë bërë thirrje për grevë, pasi kundërshtojnë ligjin e arsimit të lartë. Te fakulteti i Shkencave Sociale, studentët presin vendimin e pedagogëve që do të mblidhen sërish nesër në asamble për të vendosur përfundimisht nëse do të futen në grevë, apo do të vijojnë bojkotin.

Ndërkohë që përpos Tiranës, edhe në Shkodër dy fakultete janë të bllokuara nga një grup studentësh, Juridiku dhe Ekonomiku. Në universitetin e Shkodrës nuk ka munduar tensionimi i situatës mes rektorit Adem Bekteshi dhe grupit të studentëve që kanë bllokuar hyrjen në dy fakultetet. Rektori bëri të mundur që studentët që kanë dashur të hyjnë në mësim të futen duke qëndruar tek dera bashkë me punonjësit e sigurisë, ndërsa grupi që janë ngujuar i thërrasin rektorit ?roje?.