TIRANE-Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino deklaroi sot para Komisionit të Shëndetësisë se nga viti 2018 deri në janar 2019 janë 1367 raste të konfirmuara me fruth nga 2700 të dyshuara. Silva Bino u shpreh se nga rastet e shënuara, ka pasur tre vdekje në 2018 dhe një në janar 2019, ndërsa shtoi se grupmosha më e prekur është ajo nën 2 vjeç.
"Numri i shifrave është 1367 raste të konfirmuara dhe gati 2700 raste të dyshuara. Kemi pasur tre vdekje në 2018 dhe një vdekje në janar 2019. Grupmosha më e prekur ka qenë grupmosha nën 2 vjeç, pastaj kemi pasur një grupmoshë 16-20 vjeç por shumë më pak e prekur.
Rrethi më i prekur është Tirana më pas janë Kukësi, Lezha, Durrësi dhe Vlora" deklaroi ajo. Ndërkohë sot u raportuan shifrat e reja nga ISHP-ja nga ku rezulton se vetëm në javën e fundit janë regjistruar 10 raste të reja me fruth duke e çuar numrin në 51 në total (lexo këtu).