#oranews #gripiiderrit
Një fëmijë dhe shtatë të rritur janë evidentuar të prekur nga virusi AH1N1 në Vlorë. Shefi i Epidemiologjisë, Agron Bashllari, thotë se personat e prekur nuk kanë rrezik për jetën, ndërsa situata është larg emergjencës.
Tetë raste të pacientëve të prekur nga virusi AH1N1, i njohur me parë si gripi i derrit por tashmë i konsideruar si virus sezonal, janë regjistruar në Vlorë prej fillimit të janarit.
Shefi i Epidemiologjisë, Agron Bashllari, thotë se personat e prekur nga virusi që shkakton deri humbje të jetës janë konstatuar mes 25 rasteve të rënda të trajtuara në Reanimacion.
Agron Bashllari: Për vitin 2019, nga fillimi i janarit dhe deri më sot në gati 25 raste të trajtuara në Reanimacion me infeksione respiratore në gjendje mesatarisht të rëndë janë konstatuar rreth 8 raste të virusit AH1N1 ose të gripit të derrit. Nga këta 7 kanë qenë të rritur dhe një fëmijë. Ka ndër ta që kanë patologji kronike.
Fatmirësisht të gjitha rastet janë trajtuar me sukses dhe në Vlorë nuk ka pasur viktima nga gripi, ndërsa mjekët thonë se situata është larg emergjencës.
Agron Bashllari: Niveli i sëmundshmërisë është në nivel sezonal, nuk mund të themi se kemi sëmundshmëri tejet të rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tre persona ndërkohë kanë ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës si pasojë e virusit AH1N1 dhe komplikacioneve të tjera.
Ndërkohë lidhur me situatën e Fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se për periudhën 01 Janar - 05 Shkurt 2019 numri i të prekurve me fruth është 51 raste (pozitive).
Grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/virusi-i-gripit-8-raste-me-ah1n1-mes-tyre-nje-femij
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz