Donika Prela kalon Vettingun

2019-02-05 2

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke kaluar me sukses Vettingun.

Gjatë seancës së sotme, KPK sqaroi se dhënia e vendimit ishte shtyrë për shkak të një denoncimi publik. Nisur nga ky rast, pas verifikimeve të bëra, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se nuk ka asnjë indicie serioze për të rihapur hetim ndaj Donika Prelës.

Donika Prela doli përpara Vettingut më 22 Janar dhe u gjetën disa parregullsi në të ardhurat e bashkëshortit të saj, i cili për disa vite me radhë ka punuar pranë një firmë ndërtimi dhe gjatë kësaj periudhe nuk ka paguar taksa dhe sigurimet shoqërore. Gjithashtu ai rezulton të ketë probleme me një borxh prej 15 mijë eurosh të marra nga një i afërm i tij dhe blerjen e 3 apartamenteve nën vlerën e tregut.

Por Donika Prela u justifikua duke thënë se ajo jeton në Shqipëri jo në një vend të Bashkimit Europian ku respektohen kontratat.