Në një kohë kur kanë aplikuar 12 prokurorë të Krimeve të Rënda për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bashkimi Europian vijon me thirrjet ndaj prokurorëve të tjerë për t'u bërë e SPAK. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon nga prokurorët e interesuar që të aplikojnë përpara datës 7 shkurt. Pikërisht pas tre ditësh skadon edhe afati për të aplikuar për në SPAK.
Postimi i Sorecës
?U bëjmë thirrje prokurorëve të aplikojnë para datës 7 shkurt për tu bërë anëtarë të SPAK. Kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin tuaj themelor në luftën kundër korrupsionit & krimit të organizuar në Shqipër dhe të jepni drejtësi për gjithë shqiptarët. BE-ja është përkrah jush?.