Qellohet me arme prane baneses 43-vjecari

2019-02-04 2

?Ky është vendi ku Edmond Kallari është qëlluar me 5 plumba pistolete në kohën që do të shkonte në banesë, nga një person që është ende i paidentifikuar për policinë?.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?5 Maji? në kryeqytet, rreth orës 6:30 të mëngjesit të së hënës, kur 43-vjeçari kishte dalë për të blerë bukën. Ai ka treguar në polici se është ndjekur nga një person që ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk ka mbetur i dëmtuar.

Për familjarët e Kallarit, atentati ka lidhje me një ngjarje të ndodhur 3 vite më parë, ku humbi jetën një 17-vjeçar në Landfillin e Sharës. Prokuroria në atë kohë akuzoi 43-vjeçarin Kallari që ishte shoferi i ekskavatorit, por gjykata e shpalli të pafajshëm pasi nuk gjeti prova. Policia thotë se po e heton ngjarjen e së hënës, por ende nuk ka një pistë të qartë.

Tv Klan