#oranews #luigisoreca #spak
Ambasdori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka ripërsëritur thirrjen prokurorëve për të aplikuar për SPAK. Deri tani për këtë institucion kanë aplikuar 12 prokurorë kryesisht nga prokuroria e krimeve të rënda, ndërsa afati i aplikimit përfundon në 7 shkurt.
Kur vetëm tre ditë na ndajnë nga skadimi i afatit për aplikimet për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, Ambasdori i Bashkimit Europian Luigi Sorecë përsërit thirrjen për prokurorët dhe gjyqtarët që të aplikojnë për organët e reja siç janë SPAK dhe Gjykata Antikorrupsion. Pas një takimi që pati me prokurorët dhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda, si dhe të Tiranës, ambasadori tha se ka aplikime por do ishte mire te ishin me shumë.
Luigi Soreca: Deri tani kemi mjaft aplikime, por do të ishte më mirë që të kishte edhe aplikime të tjera, pasi mendojmë që sa më shumë aplikime të ketë, aq më shumë do të ketë mundësi për zgjedhje. Prandaj ne dëshironim të bisedonim me të gjitha ata që janë të interesuar për tu bërë pjesë e SPAK, në mënyrë që tu bënim thirrje edhe njëherë atyre, por që të ecet para në këtë përpjekje. Të gjithë këta individë do të japin kontributin e tyre jo vetëm për shoqërinë shqiptare, por edhe për dhënien e drejtësisë në të ardhmen. Kjo është një çështje e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, për integrimin e saj në BE, por mbi të gjitha kjo është e rëndësishme për shoqërinë shqiptare dhe dhënien e drejtësisë.
I pyetur ne lidhje me vonesat e reformës ne drejtësi ambasadori i BE garantoi se shumë shpejt do të krijohet SPAK, BKH dhe Gjykata Kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/thirrja-e-soreces-prokuroret-aplikoni-anetare-te-spak-jepni-kontributin-tuaj
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz