TIRANE - Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin pestë të një pallati në rrugën "Irfan Tomini" në kryeqytet. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë shpërthimi i një bombole gazi.
Report Tv mëson se si pasojë kanë mbetur të lënduar babë e bir të cilët ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit. Të lënduarit janë dërguar në QSUT ndërkohë që forcat zjarrëfikëse kanë arritur të shuajnë flakët.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 16:15 në rrugën ?Irfan Tomini?, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë. Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat që ndosheshin në banesë. Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël.