Sekuestrohet resorti 'Ador' në Rinas i 'baronit' të laboratorit të heroinës në Has Admir Hoxha

2019-02-04 2

TIRANE-Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjykata ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit, Admir Hoxha, i cili është në kërkim për trafik droge. Prokuroria njofton se biznesmenit i është sekuestruar resorti "Ador? me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë. Gjithashtu, Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Audi me targë AA111MP. Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal. Sipas prokurorisë Admir Hoxha së bashku me kushëririn e tij Hekuran Hoxha (lexo ketu) janë dy drejtuesit e grupit kriminal, dhe personat përgjegjës që kishin organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë, që më pas përpunohej në laboratorin e Hasit që u zbulua në 19 tetor të vitit të kaluar (lexo ketu). Sasia e drogës, ishte fshehur në një shtëpi në një nga fshatrat e Hasit, dhe prej këndej po planifikohej të transportohej në Durrës, më pas në Itali.

Nga dosja u zbulua se janë përfshirë një grup personash të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë, si dhe heroinën nga vendet e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Admir Hoxha, që njihet si ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit bashkëpunonte me grupin e Avdylajve të Shijakut, por edhe të tjerë në Lezhë, Fier dhe Sarandë. Nga përgjimet e prokurorisë dolën edhe emrat e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko (lexo ketu). Gjatë hetimit, sipas prokurorisë ka rezultuar se po ashtu pjesëtarë të këtij grupi kriminal kryenin edhe vepra penale të tjera, si korrupsioni në sektorë të publik të ndryshëm, si hipotekë, polici, bashki dhe në institucione të tjera të administratës shtetërore.

Free Traffic Exchange