#oranews #ilirmeta #euralius
Deputetët socialistë rrëzuan në Komisionin e Ligjeve dekretin e Presidentit për të rishqyrtuar ligjin për noterinë. Kundër vendimit të Presidentit ishte edhe Euralius, përfaqësuesja e të cilit certifikoi ligjin si në përputhje me legjislacionin europian. Për opozitën, 3 nene të këtij ligji e dëmtojnë atë në thelb duke prishur mënyrën e funksionimit të noterëve.
Ligji për noterinë vuri përballë në Komisionin e Ligjeve përfaqësuesin e Presidentit dhe atë të Euralius. Sipas, Bledar Dervishajt, ligji është kthyer për rishqyrtim sepse disa nene të tij nuk ishin formuluar si duhet duke sjellë cënim të Kushtetutës.
Por për përfaqësuesen e Euralius, Agnes Bernard, ligji nuk ka asnjë problem.
Më pas diskutimi i kaloi anëtarëve të Komisionit, ku deputetët demokratë dhe ata të LSI-së iu bashkuan qëndrimit të Presidentit.
Enkelejd Alibeaj: Keni bërë pazar, nga 30 nene i ratë një kryq të madh reformës në drejtësi. Tamtamet e mëdha, pompoziteti i reformës në drejtësi, bëhet një ligj të ri nga e para si pazar.E kuptoj tundjen e kokës të zonjës Sadushi, ka të drejtën e vet se përfaqëson notereët dhe ka të drejtë të jetë e kënaqur. Pyetja është: Po interesin e publikut kush e mbron? Po të gjithë ata hallexhinj të cilët shkojnë nëpër gjykata dhe prokurori thjesht se një noter i papërgjegjshëm, i korruptuar, me një akt noterial, të bën gjëmën, të merr pronën.
Ai kërkoi që të merren seriozisht argumentet e Presidentit për kthimin e ligjit.
Enkelejd Alibeaj: E vetmja gjë që është shtuar në ligj është detyrimi i noterëve që të shkojnë te shoqëritë e sigurimit dhe besoj se këtu tenderi është bërë se cili oligark do të fitojë të drejtën për ti siguruar noterët. Me të drejtë Presidenti ka thënë, po për fakirët që nuk kanë të paguajnë tarifat e kripura edhe të noterëve në këtë rast, kush mendon? Këtu mendohet vetëm për ata që kanë para, për oligarkët që do të marrin sigurinë e noterëve. Ky palo shtet shton përditë e më tepër procedurat administrative, për një dokument krejt banal duhet të shkosh te noteri. Këto janë arsye të forta për ta marrë seriozisht zilen që i ka rënë Presidenti i Republikës. Kaq ka të drejtë ai.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mazhoranca-rrezon-te-ligjet-dekretin-e-metes-ligjin-e-noterise
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz