Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot ishte në Lezhë ku ftoi qytetarët që ti bashkohen protestës së opozitës në datë 16 shkurt në Tiranë. "Iu ftoj të na bashkoheni në 16 shkurt në Tiranë. Këtu në Lezhë e kanë asgjësuar votën me kriminelë.
Vota mbrohet kur të kemi një qeveri që gëzon besimin e shqiptarëve për të organizuar zgjedhjet. Hajdeni në Tiranë dhe tregojini vendin hajdutit të votave. E ka mendjen me nxjerrë gjuhën në parlament me u tallur me qytetarët. Prandaj hajdeni dhe tregojani gjuhën, e dini ju si ia tregoni.
Këta hanë e pinë si derra, t'u pi vera të shtrenjta, merr edhe ndonjë mall tjetër të shtrenjtë dhe pastaj nuk ka si t'ia dijë për popullin. Ejani masivisht në Tiranë dhe merrni në dorë fatin tuaj" ishte thirrja e Bashës.
Pas Lezhës, Basha është ndalur në qytetin e Laçit ku i ka bërë thirrje dhe socialistëve të zhgënjyer që t?i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë. Basha është takuar dhe me peshkatarë në portin e Shëngjinit të cilët kanë ngritur si problematikë ndërtimin e një kantieri për riparimin e anijeve të tyre.