Si në 2 Mars të 1444, Lulzim Basha i ftoi lezhjanët për një besëlidhje. Kësaj here një besëlidhje që ai thotë se shërben për të rrëzuar qeverinë, që sipas kreut të demokratëve përfaqëson interesat e krimit dhe jo të shqiptarëve.
Zgjidhjen për daljen e vendit nga kriza, banorëve të Lezhës dhe biznesit të vogël u tha se e garanton plani ekonomik i Partisë Demokratike.
?I gjithë biznesi i vogël nën 140 milionë lek të vjetra në vit, do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu tek vitrina jote. Do të ulim energjinë deri në 40%?.
Në një tjetër takim me peshkatarët, Basha premtoi se pas ardhjes në pushtet qeveria e tij nuk do lejojë asnjë ligj që shkon në kah të kundërt të interesave të tyre.
Basha u ndal edhe në Laç po për të ftuar banorët t?i bashkohen në protestën e 16 Shkurtit, për t?i dhënë vendit një zgjidhje politike që synon rikthimin e demokracisë.
Sipas kreut të demokratëve pa rrëzimin e Edi Ramës, Shqipëria rrezikon sërish mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.