Gjykata e Durrësit ka rivendosur këtë të hënë për 7 adoleshentë që kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 14-vjecare në Kavajë, masën e sigurisë "arrest me burg". Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura, megjithatë Report Tv ka mësuar se vetëm dy prej tyre e kanë pranuar akuzën, ndërsa 5 të tjerët e kanë mohuar.
Avokati Gramoz Lika, i cili mbron 4 prej miturve, ka kërkuar masë më të lehtë meqenëse akuza ende nuk është provuar, por edhe për shkak të moshës. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtarja e seancës Nurjeta Tafa. 7 të rinjtë do të qëndrojnë në burgun e të miturve në Kavajë, deri në përfundim të gjykimit.
Përpara se të fillonte seanca gjyqësore, në momentin kur të rinjtë janë dërguar përpara togave të zeza, nëna e njërit prej tyre ka pësuar gjendje të fikëti. Mësohet gjithashtu se ka patur tensione midis familjarëve e gazetarëve. Duke kërkuar që ngjarja të mos bëhet publike, ata kanë ofenduar përfaqësuesit e mediave duke u thënë "Largohuni maskarenj".