Basha në Lezhë: Heqim TVSH e biznesit të vogël - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-04 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim këtë të hënë me qytetarët e Lezhëz.Basha u bëri ftesë të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e opozitës më 16 shkurt.Lideri i opozitës gjatë takimit me tregëtarë të ndryshëm premtoi se i gjithë biznesi i vogël me nën 140 milionë lek të vjetra xhiro në vit do të përjashtohet nga TVSH.Ai shtoi se taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu në vitrinë.?Çmimin e energjisë e keni parë të rritet, çmimin e naftës e keni parë të arrijë kulmin. Askush s?e paguan naftën më shtrenjtë se shqiptarët. E ashtuquajtura ?heqja e taksave për biznesin? është kthyer në një boomerang, me të gjitha gjobat, çmimin e rritur të energjisë dhe naftës, ndërkohë që kudo ku kam qenë më kanë thënë se xhiro ka rënë dhe njerëzit nuk kanë lek për të blerë.?Më tej Basha tha se situata e vështirë ekonomike dhe taksat e rënduara po çojnë në mbylljen më të madhe të biznesit të vogël në Ballkan.?Sot që flasim 50 biznese të vogla do të mbyllin qepenat për të mos i hapur më. Dhe kjo ndodh çdo ditë. Kjo është e papranueshme. Familjarët po humbin bukën e gojës dhe punën. Qeveria nuk ka në vëmendje papunësinë e shqiptarëve. Nuk kanë këtë interes, por pasurinë e tyre marramendëse. Kjo situatë do të marrë fund një orë e më parë. Qëllimi ynë është punësimi, prioriteti ynë kryesor. Ju duhet të vazhdoni biznesin për veten tuaj dhe punësim për njërëzit.?