Ora News - Hapet segmenti i dytë i Bulevardit të Ri, Veliaj: Unaza po sabotohet

2019-02-04 0

#oranews

Bulevardi i Ri nga ish-Stacioni i Trenit deri te kryqëzimi me rrugët ?Siri Kodra? dhe ?Jordan Misja? është tashmë funksional për automjetet.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar segmentin e dytë prej 500 metrash të Bulevardit të Ri, si dhe sheshin e tretë në fund të tij, duke ofruar një standard të lartë të punimeve dhe një mjedis çlodhës për banorët e zonës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi faktin që tashmë zgjidhet një nyje që shkaktonte trafik.

Veliaj: "Jam shumë i lumtur që kemi hapur sot sheshin e tretë të bulevardit dhe ende pa përfunduar pjesa finale e tij, është funksional për automjetet. Ata që banojnë në njësitë 8 dhe 9, të lidhur përmes rrugëve ?Siri Kodra? dhe ?Jordan Misja?, kanë një mundësi të shkëlqyer të shkurtojnë kohën e tyre në trafik, duke kaluar nga njëra njësi tek tjetra, duke e parë bulevardin si urë dhe jo si ndarje. Jam shumë i lumtur që zgjidhet një nyje e trafikut që i afrohet asaj që në të ardhmen do jetë Unaza e katërt e Tiranës.

Duke ju referuar investimeve në Bulevardin e Ri, Veliaj gjeti rastin për të komentuar protestat dhe kundërshtimet për projektin e Unazës për të cilin tha se po sabotohet.

Veliaj: ?Kur filluam punën për bulevardin kishte vetëm një tabelë që thoshte: Nuk na lënë të punojmë! Ndërkohë, si Saliu, si Luli, bashkë ishin edhe në bashki, edhe në qeveri, dhe kishin kohë të punonin. Sot e kuptojmë që në fakt, ata që nuk të lënë të punosh janë ata vetë dhe fakti që sabotohet Unaza e Madhe, fakti që sabotohen lodrat te Liqeni, fakti që sabotohet Bulevardi i Ri, shkollat, çdo lloj pune publike në Tiranë, do të thotë se paska një pjesë të politikës që nuk ia do të mirën këtij vendi, nuk do që ky vend të bëjë përpara!?

Veliaj bëri me dije se Bulevardi i Ri do të mbyllet me një shesh ceremonial, i ngjashëm me sheshin ?Nënë Tereza?.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hapet-segmenti-i-dyte-i-bulevardit-te-ri-veliaj-unaza-po-sabotohet


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange