#oranews
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët e Lezhës që të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.
Gjatë turit të takimeve me qytetarë dhe tregtarë, Basha tha se janë të shumta arsyet që duhet të protestohet ndaj qeverisë që nga varfëria e rritur dhe deri te blerja e votës.
Për kryedemokratin, me 16 shkurt fjalën e kanë protestuesit.
Lulzim Basha: Shëndetësi jo, shkolla jo. 10 shkolla janë mbyllur vetëm në Lezhë. Ndihmë ekonomike për ata që nuk kanë bukë të hanë jo, vjedhje me faturën e energjisë po, nafta çmimi më i lartë. Ky është prodhimi i vetëm i kësaj qeverie dhe i këtij Kryeministri. Arsyeja është se nuk ndjen asnjë përgjegjësi ndaj jush se ju votën nuk ja keni dhënë. Ai votën e ka vjedhur dhe e ka marrë me banditë dhe kriminelë.
Kreu i opozitës u ndal dhe në Laç ku u zotua se shkelësit e ligjit që kanë grabitur pronën e shqiptarëve do të shkojnë përpara ligjit.
Lulzim Basha: Ne i kemi planet dhe zgjidhjet për ju, ne do t'ua marrim pasuritë deri në qindarkën e fundit oligarkëve dhe do t'ua kthejmë ju. Çdokush që ka shkelur ligjin do të shkojë atje ku e ka vendin, para drejtësisë dhe prapa hekurave duke filluar me të parin e qeverisë.
Ndërkohë qytetarët kërkuan nga Basha që protesta e opozitës të zgjasë deri në largimin e Kryeministrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-ne-lezhe-e-lac-pass-hekurave-ata-qe-kane-grabitur-pronat-publike
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz