Adoleshentët që abuzuan seksualisht me 14-vjeçaren në Kavajë, dalin për rivlerësim mase në Gjykatë

2019-02-04 3

7 adoleshentë që kanë abuzuar seksualisht me të miturën 14-vjecare në Kavajë, janë dërguar sot para Gjykatës së Durrësit për rivlerësim të masës së sigurisë. Familjarët e tyre mësohet se janë lënë jashtë dyerve të gjykatës.

14-vjecarja, e shoqëruar nga prindërit, ka denoncuar më datë 29 janar në Komisariatin e Policisë Kavajë 12 djem të mitur, duke rrëfyer se e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale në periudha të ndryshme kohore përmes shantazhit të ushtruar përmes një videoje ku ajo shfaqej me të dashurin e saj bashkëmoshatar duke kryer marrëdhënie seksuale. (Lexo këtu)

Ky rast i rëndë i abuzimit seksual ka ndodhur rreth dy muaj më parë, por u zbulua vetëm ditën e djeshme kur autoritetet ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës vetëm për 7 nga tetë për të cilët ishte caktuar masa e sigurisë "arrest me burg". Njëri prej tyre nuk është gjendur në banesë e kësisoj, është shpallur në kërkim.