Projekti i Unazes, Meta perplaset me Ramen

2019-02-03 3

Presidenti Meta përplaset sërish me kryeministrin Rama, kësaj radhe për projektin e ndërtimit të Unazës së Madhe. Kreu i shtetit kërkoi anulimin e projektit që sipas tij, është i paracaktuar dhe procedurat e tenderimit kanë qenë më shkelje. Qëndrimi i Metës erdhi pas takimit që zhvilloi me banorët e Astirit, që preken nga ky projekt. Meta thotë se procedurat e tenderimit për realizimin e investimit në këtë segment rrugor janë shpallur, zhvilluar dhe kanë përfunduar ndërkohë që projekti nuk ishte miratuar ende nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

?Hapja e procedurave të tenderimit, pa një vendim të autoritetit vendimmarrës për miratimin ligjor të projektit Këshilli Kombëtar i Territorit, përveç se është shkelje e rëndë ligjore, krijon bindjen se ky proces ka qenë selektiv, i paracaktuar dhe në kushte ekstreme të kapërcimit me dashje direkte të procedurave të detyrueshme ligjore.?

 Meta ka listuar disa prej institucioneve që ai thotë se në shkelje të ligjit kanë refuzuar t?i japin informacion Presidentit për procedurën e ndjekur lidhur me këtë projekt.

?Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit/Integrimit të Ndërtimeve/Zonave Informale

Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Brendshme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Mosdhënia e informacionit ndaj Presidentit të Republikës, i cili është kërkuar në mënyrë të përsëritur prej Tij, forcon bindjen se, këtij projekti i ka munguar qëllimisht transparenca në çdo hallkë të procesit në kundërshtim me rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Shqipërisë.?

 Meta e cilëson të nxituar edhe rihapjen e procesit të tenderimit për këtë projekt pas anulimit të tenderit për kompaninë ?DH Albania?, e cila rezultoi me një historik fiktiv dhe dokumente të falsifikuara.

?Kjo sepse, aktualisht organi i Prokurorisë është duke kryer hetime në këtë çështje dhe nga ky hetim mund të zbulohen fakte dhe rrethana të cilat mund të sjellin pasoja të drejtpërdrejta që ndikojnë në mënyrën se si kjo vepër duhet realizuar.?

 I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama i cili i ka cilësuar dokrra ligjore argumentet e Presidentit për projektin e Unazës.

?E vërteta është se Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes.?

Pas këtij qëndrimi ka reaguar sërish Presidenca nëpërmjet zëdhënësit të shtypit. Duke iu referuar shifrave të projektit, presidenca i bën disa pyetje kryeministrit nëse qeveria ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik sigurimin e kontratës për llogari të Shtetit, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm? Zëdhënësi Blushi e cilëson tenderin kriminal: ?100 për qind e qytetarëve e neverisin korrupsionin e pacipë dhe kriminal të Unazës së Re?.
...