#oranews #perplasje #ilirmeta #edirama
Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon qeverisë të anulojë projektin e Unazës së Madhe. Investimi sipas kreut të Shtetit nuk është transparent.
Konfliktet e krijuara midis banorëve dhe autoriteteve përgjegjëse për shkak të realizimit të projektit, kreu i shtetit i cilëson si abuzim nga institucionet.
Meta: Projekti paraqet shkelje të shumta ligjore të cilat kërkojnë detyrimisht një rishikim të plotë dhe të menjëhershëm të vendimmarrjes shtetërore. Veprimet dhe ndërhyrjet, pa akt të shkruar dhe zyrtar të autoriteteve publike përkundrejt pronarëve dhe banesave të tyre, me qëllim vendosjen e tyre në presion se pronat e tyre do të prisheshin, është i pajustifikuar dhe abuziv.
Një tjetër problematik që Meta ka konstatuar është paracaktimi i fituesit përpara se projekti të miratohej nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
Meta: Hapja e procedurave të tenderimit, pa miratimin ligjor të projektit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, përveç se është shkelje e rëndë ligjore, krijon bindjen se ky proces ka qenë selektiv, i paracaktuar dhe në kushte ekstreme të kapërcimit me dashje direkte të procedurave të detyrueshme ligjore.
Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 75 ditë nga kërkesa fillestare e Presidentit për të marrë informacion, institucionet ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Pas deklaratës së Metës, kryeministri Rama reagoi në një postim në tëitter.
?E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes.?-ka shkruar Rama.
Deklarata e kryeministrit ka marrë përgjigje nga zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi.
Ai bën me dije se vetëm loti i parë i Unazës ka pasur një fond prej 18 mln eurosh.
Zëdhënësi i Presidentit pyet publikisht nëse qeveria apo ARRSH kanë kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm.
Blushi thotë se kjo shumë është plot 1.8 mln euro.
"A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!", pyet zëdhënësi i Presidentit, duke shtuar se këto dhe të tjera ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t'i bëjnë.
Për Unazën reagoi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi se protesta te Astiri po organizohet nga grupseksionet e PD.
"Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim", shkruan Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perplasja-unazen-meta-te-anulohet-projekti-rama-dokrra
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Sho...