Ora News - Meta publikon qëndrimin për projektin e Unazës së Re: Të anulohet projekti

2019-02-03 2

#oranews
Presidenti Ilir Meta kërkon anulimin e projektit të unazës. Në një material të gjatë të publikuar në faqen e Presidencës, Meta jep edhe arsyet përkatëse. Reagimi i tij vjen pas takimit të një përfaqësie banorësh të Unazës së re, duke theksuar se projekti paraqet shkelje të shumta ligjore.

Më konkretisht, Meta thekson se "vendimmarrja e qeverisë dhe ARRSH-së, për të rihapur procesin e tenderimit për realizimin e kësaj vepre, pas zgjidhjes së kontratës për këtë segment rrugor, e krahasuar kjo me faktet e denoncuara publikisht,vlerësohet si një veprim i nxituar dhe aspak objektiv".

Sipas Kreut të Shtetit, aktualisht organi i Prokurorisë është duke kryer hetime në këtë çështje, dhe nga ky hetim mund të zbulohen fakte dhe rrethana të cilat mund të sjellin pasoja të drejtpërdrejta që ndikojnë në mënyrën se si kjo vepër duhet realizuar.

Një tjetër shqetësim i Presidentit është edhe ndërhyrja me fadroma për të prishur objektet në zonë, çka sipas tij nuk është bërë duke ndjekur procedurat ligjore dhe pa asnjë njoftim paraprak zyrtar, duke sjellë një situatë tensioni dhe pasigurie jetike tek secili prej banorëve të prekur nga ky projekt.

"Në këtë mënyrë, janë shkelur rëndë dhe me kokëfortësi të drejtat themelore kushtetuese të njeriut", thotë Meta.

Në dokument thuhet gjithashtu se procedurat e shpronësimit për interes publik në momentin e denoncimit të skandalit mbi procedurat e tenderimit të këtij projekti nuk kishin filluar ende nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pas nisjes së aksionit të shembjeve.

Duke theksuar se preket një numër i madh banesash, Meta thotë se "procesi i trajtimit të këtyre objekteve sipas ligjit të legalizimit është tërësisht jashtë çdo logjike të funksionimit të shtetit ligjor, pasi ka një mungesë të theksuar të transparencës në këtë drejtim".

Pas gjithë kësaj, Presidenti kërkon nga Këshilli Kombëtar i Territorit duhet të anullojnë menjëherë Projektin për ?Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta ? Rrethrrotullimi i sheshit ?Shqiponja?, ndërsa kërkon pezullimin e çdo procedure që përjashton nga legalizimi.

Ilir Meta gjithashtu inkurajon Prokurorinë e Republikës së Shqipërisë që të kryejë një hetim të gjithanshëm mbi këtë çështje në të gjitha dimesionet e saj, pasi shkeljet në realizimin e këtij projekti janë të rënda, evidente dhe në kundërshtim me gjithë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Shqipërisë.

Deklarata e plotë e Presidencës:

Presidenti i Republikës, e ka ndjekur me vëmendje dhe shumë shqetësim situatën konfliktuale të krijuar midis banorëve dhe autoriteteve publike përgjegjëse për shkak të realizimit të projektit të zgjerimit të segmentit rrugor ?Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta ? Rrethrrotullimi i sheshit ?Shqiponja?.

Presidenti i Republikës, sot ka pritur një përfaqësi të banorëve të Unazës se Madhe, të cilët i kanë parashtruar atij të gjitha shqetësimet dhe kundërshtimet e tyre, si dhe i kanë vënë në dispozicion të dhë...