Internet-portalet për herë të parë do të monitorohen në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është kompetencë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të cilën Kuvendi e miratoi gjatë ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor. Ekspertët e medias janë skeptikë për suksesin e këtij procesi dhe kërkojnë të bëhet kujdes në përzgjedhjen profesionale të personave që do të bëjnë monitorimin.