Kohët e fundit në rrjetet sociale kanë qarkulluar sfida nga më të çuditshmet.
?10 Year Challenge?, ka qenë ndër më të fundit. Pjesë e kësaj sfide përveç njerëzve të thjeshtë u bënë edhe personazhe të famshëm nga e gjithë bota. Por ndryshe nga të gjithë moderatori i ?Xing me Ermalin? në Tv Klan, Ermal Mamaqi kishte zgjedhur që sfidën ta bënte me 10 vitet e ardhshme.
Me fotot e aktorëve të ?Duplex? dhe producentit Turjan Hyska të cilët ishin të ftuarit e emisionit të sotëm moderatori kishte improvizuar se si do të duken ata në të ardhmen. Fotot e përgatitura bënë jo vetëm publikun për të qeshur, por edhe vetë aktorët./tvklan.al