Edi Rama akuzon rektorin e Universitetit të Tiranës dhe pedagogët që protestojnë, se kanë marrë peng këto institucione për interesa personale dhe po rrezikojnë që studentëve t'ju digjet viti akademik.
Në bashkëbisedim me një grup studentësh të Mjekësisë, Rama iu ofron dhe zgjidhjen, pasi sipas tij qeveria, për shkak të autonomisë nuk mund të ndërhyjë për të zhbllokuar situatën.
Sipas Kryeministrit pengohet edhe qeveria të shpërndajë bursat dhe fondin për përgjysmimin e tarifave, duke bllokuar sekretaritë e universiteteve dhe pamundësuar marrjen e dokumentacionit me të dhënat për studentët që përfitojnë. Për pedagogët që i dhanë afate qeverisë për shfuqizimin e Ligjin për Arsimin e Lartë, ka 3 pyetje.
Rreziku i shtyrjes së mësimit për të zëvendësuar ditët e bojkotit, Kryebashkiaku Veliaj thotë se mund të bëhet pengesë për investimet që Bashkia do të bëjë në dhomat e konvikteve. Rama dhe Veliaj inspektuan dhe punimet që po kryhen në Godinën Nr 1 të konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë.
Tv Klan