Tirana mirëpret për herë të parë Vitin e Ri kinez. Sheshi ?Skënderbej? u pushtua mbrëmë nga dritat, personazhet karakteristike të kulturës e dhjetra qytetarë kinezë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, të cilët kishin dalë për të pritur Vitin e Ri, sipas traditës së tyre të vjetër. Festimeve iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ambasadori kinez në vendin tonë, Zhou Ding, e shumë qytetarë të Tiranës, të cilët kanë përjetuar surprizat dhe kulturën kineze të festimit të Vitit të Ri.
Kryebashkiaku Veliaj, i veshur me kostumet tradicionale kineze, uroi Vitin e Ri dhe vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kinës. ?Kam një përshëndetje të veçantë për 300 qytetarët kinezë që jetojnë në Tiranë. Tirana sot është një qytet me mbi 100 kombësi, një qytet i vërtetë metropolitan. Ka jo vetëm festat e veta kombëtare, por edhe festat e komuniteteve e kombësive të tjera, që përbëjnë stofin e asaj që sot është Tirana moderne, ndaj dua një duartrokitje të ngrohtë për gjithë ?tironsit? nga Kina që kemi sot këtu dhe që festojnë Vitin e Ri kinez. Me këtë mesazh, dua t?ju uroj të gjithë qytetarëve kinezë, tironsave kinezë, Gëzuar Vitin e Ri!?, tha Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se sheshi ?Skënderbej? tashmë është kthyer në shtëpinë e madhe jo vetëm të gjithë shqiptarëve, por edhe për ata që janë miq në vendin tonë. ?Mbaj mend kur kishim debatet për sheshin dhe thoshim: si do mbushet ky shesh i madh, nuk ka mjaftueshëm aktivitete, ndërkohë që në fakt, qoftë sot me Vitin e Ri kinez apo sa mbaruam festimet e vitit të ri apo edhe me aktivitetet me festën e Verës, kemi pothuajse të gjithë vitin të mbushur me aktivitete! Dua të falenderoj mjeshtrat kinezë që kanë zbukuruar sheshin, i cili besoj do të jetë një mundësi jo vetëm për të shijuar dhe bërë selfie, por edhe për të kuptuar raportet midis Shqipërisë dhe Kinës?, tha Veliaj.