Kritikohet Supremja për mendimin për Specialen

2019-02-02 1

Vendimi i Gjykatës Supreme, se prokuroria speciale nuk ka guxuar të hapë raste të reja pas skadimit të afatit prej 18 muajsh është skandaloz, por edhe ligjërisht jo-detyrues. Ish-gjyqtarja e këtij institucioni, Milka Ristova, vlerëson se Gjykata Supreme ka dalë jashtë juridiksionit të saj. Megjithatë, pretendon se është e hapur mundësia, që gjyqtarët në Gjykatën Penale të vendosin në mënyrë të pavarur, nëse ky mendim në parim duhet të zbatohet ose jo.