#oranews #gentcakaj #bukuresht
Gent Cakaj, Ministri de-facto i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka zhvilluar të parin takim jashtë vendit me homologun e tij grek që gjithashtu përfaqëson vendin e tij në rang Ministri plotësues.
Ndonëse të dy vendet po negociojnë një çështje delikate dhe me ndjeshmëri të lartë në të dy anët e kufirit, në krye të diplomacisë kanë Ministra të komanduar.
Ky takim i zyrtarëve shqiptarë e grekë, Gent Cakaj dhe Jorogos Katrugalus, erdhi gjatë një takimi joformal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bukuresht.
Rumania mban Presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të BE-së, Cakaj ka shtrënguar dorën edhe me shefen e Politikës së Jashtme Federica Mogherini dhe Ministrin e Hashtëm rumun Teodor Melenescu.
Gjithashtu Ministri në detyrë Cakaj u takua me Ministrin rumun të Shtetit për Çështjet Evropiane, George Ciamba.
Ndërsa shprehu vlerësimin për programin e Presidencës rumune të BE-së, Cakaj e cilësoi të merituar çeljen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ministrat-e-jashtem-te-komanduar-te-shqiperise-dhe-greqise-takohen-ne-bukuresht?fbclid=IwAR07XbH2fayqDj6Dr0ZDw58gNpevwwyWriokZ_Nj9uUPeYTt0CBfbZY6e8E
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz