Pa Gjurme- 37 vjecari nga Elbasani humbet gjate oreve te punes. Mister se kush terhoqi certifikaten

2019-02-01 2

PJESA E DYTE DT 1 SHKURT Pa Gjurme- 37 vjecari nga Elbasani humbet gjate oreve te punes. Mister se kush terhoqi certifikaten e tij...
Në pjesën e dytë të emisionit ?Pa gjurmë? është prezantuar historia e 37-vjeçarit Mustafa Latja nga Elbasani. Latja la takim me nënën dhe u zhduk pa gjurmë nga Kavaja. I humburi ka qënë tip i mbyllur pasi kishte mbetur jetim që herët nga babai, dhe më pas ishte shëndruar në përdorues të lëndëve narkotike.

37 vjeçari nga Elbasani Mustafai, që prej moshës 10-vjeçare ikte dhe vinte nga shtëpia, ndërsa i pëlqente të bënte një jetë të pavarur. Adilja e ëma është nënë e dy fëmijëve. Ata jetonin bashkë, ndërsa mbaheshin me të ardhurat, që fitonin nga shitja e rrobave të përdorura.

Në tregun e Elbasanit të gjithë i njihnin ëmë e bir pasi çdo mëngjes ata dilnin bashkë për të shitur. Adilja ishte mësuar me ikje ardhjet e të birit, kur gjithnjë i duhej ta kërkonte në ndjekje të lëvizjeve të tij. Deri në Tiranë vinte Mustafai, të cilin ajo shpesh e gjente nëpër bordurat e pallateve. Ajo mundohet të bisedonte me të, por Mustafai ishte gjithnjë i heshtur, nuk fliste për levizjet që bënte duke u mbyllur në vetvete. I mbetur jetim pas vdekjes së të atit, në vitin 2000, Mustafai jetonte me ecje-jaket e fatit.

E ëma Adilja e merrte gjithnjë me vete kudo që shkonte për të bërë tregëti, për shkak të dëshirës së të birit për tu larguar dhe të merakut që ajo kishte si nënë se mos ai nuk kthehej më. Në Kavajë e mori me vete ku vendosi të zhvendosej, për të shitur rroba të përdorura. Rituali ishte i njëjtë, zbrisnin te stacioni i trenit dhe aty ndaheshin për t?u ritakuar, tek i njëjti stacion, që ishte destinacioni i tyre i ditës. Stacioni i trenit ishte vendtakimi i përhershëm për t?u kthyer në Elbasan mbrëmjeve.

Largimi më i gjatë ishte ai për afro 6 muaj kur Adilja e gjen të birin në Tiranë, ku jetonte në një shtëpi të braktisur. Ajo e rikthen në Elbasan. Edhe pas martesën të së motrës kështu ndodhi, festuan dhe më pas Mustafai u largua përsëri për të qëndruar larg familjes, për afro 4 muaj të tjerë dhe u rikthye vetë në banesë. Pas këtij episodi Mustafai nis të punojë bashkë me të afërmin e tij Enverin, duke shitur rroba.

Por për Mustafain ikja dhe rikthimi ishin bërë mënyra e jetës. Ishte 18 janari i vitit 2005 kur ai u takua për herë të fundit më nënën e tij. Nga Kavaja ku shisnin rroba kishin lënë takimin tek stacioni i trenit, për tu kthyer në Elbasan. Por kësaj here, largimi do të ishte më i gjatë dhe pritja e nënës gjithashtu. Sot, Mustafa Latja ka mëse 14 vite që nuk u kthye më. Largimi më i gjatë i tij pa lënë asnjë gjurmë. Nëna sot kërkon të birin, fati i të cilit nuk dihet?..

Free Traffic Exchange