Stop - Saga 13-vjecare e pensionit të posacëm/ Apeli për familjen e varfër! (01 shkurt 2019)

2019-02-01 3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Luftulla Peza i është drejtuar emisionit ?Stop?, pasi prej 13 vjetësh, nuk merr dot pensionin e posacëm, të aprovuar nga institucionet.Ai ka titullin ?profesor? dhe ka punuar 40 vjet në Institutin e Gjeologjisë në Tiranë.Prej 10 vjetësh punon në Ceki si studiues.Në vitin 2005, Instituti i Gjeologjisë i propozoi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë një pension të posacëm për Luftulla Pezën. Kërkesa asaj kohe, por edhe më vonë në vitin 2013 i shkoi Këshillit të Ministrave, por sërish Peza nuk mundi të marrë atë, që i takon.E vetmja gjë, që i ka mbetur, është të bëjë publike kërkesën e tij.?Stop? dhe ?Fundjavë ndryshe? janë ndalur në familjen Norja në lagjen Shahinaj të Shijakut.Kryefamiljarja, Anila Norja,ka 3 fëmijë dhe bashkëshorti e ka braktisur.Të gjithë jetojnë me 60 mijë lekë të vjetra në muaj në një shtëpi pa banjo e pa ujë. ?Stop? e ?Fundjava? bëjnë apelin e rradhës, për të ndihmuar këtë familje me shtëpi të re.