Ora News - Shahini takon Senatin e Universitetit të Shkodrës, studentët e refuzojnë pa median: Turp!

2019-02-01 0

#oranews #besashahini #shkoder #studentet

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka takuar pasditen e sotme senatin e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

Mësohet se takimi ka zgjatur 40 minuta.

Burime për Ora News brenda Senatit bëjnë me dije se pedagogët kanë kundërshtuar diskutimin e nisur për "Paktin e Universitetit".

"Janë marrë vendime pa u konsultuar me ne dhe nuk kemi pasur asnjë mbledhje apo diskutim.Kërkojmë që nga ana juaj të punohet për të ulur studentët në auditore dhe për të nisur diskutimet" mësohet ti kenë thënë pedagogët Ministres.

Pas takimit me Senatin, Ministrja Shahini iu drejtua sallës për të takuar studentët por ata nuk pranuan që takimi të bëhej pa media. Në këto kushte Shahini u largua, teksa studentët thërrisnin në kor ?Turp?!

Studenti: Sot ndodhi ajo që nuk pritej të ndodhte. Përveçse nuk u dënjuan studentët për tu takuar nga ana e Ministres ndodhi një incident i padëshiruar nga ana jonë dhe ana juaj. Ne kërkuam transparencën e pyetjeve tona, ne nuk kishim ardhur këtu për të bërë pazare me Ministren as me Rektorin Bekteshi. Kërkuam praninë e kamerave dhe kamerat nuk u pranuan. Mesa duket kjo ndikoi që të ndodhë një precedent i paparë. Ministrja braktis takimin, nuk pranon kamerat dhe nuk dënjon të takojë studentët.

Studenti: Ky është fakti më i bukur që studentët e Shkodrës të kuptojnë se në pamundësi për të paraqitur një shfaqe teatrale në favor të qeverisë ndodhi kjo perlë që Ministrja në një takim të pronotuar me lajmërim që studentët të jenë aty largohet dhe braktis studentët me gjithë pyetjet që kishin për ti drejtuar.Pse? Se pyetjet dhe përgjigjet e saj do ti dëgjonte gjithë Shqipëria. Kjo dëshmon më së miri dështimin e kësaj qeverie dhe kësaj Ministreje që është thjesht dhe vetëm bashkëpunëtore e Ministres paraardhëse.Këta janë të parët për fasada.Ligji i arsimit të lartë është ligj klientelist për këtë arsye ata nuk pranojnë të deklarohen. Të rrojë sistemi i tyre, studentët këtu prapë janë të vendosur dhe ne presim vetëm nëse ata janë të vendosur të bëjnë reforma konkrete dhe në shërbim të studentëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shahini-takon-senatin-e-universitetit-te-shkodres-studentet-e-refuzojne-pa-median-turp

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz