Prania e mediave ’mollë sherri’ mes studentëve dhe ministres, anulohet takimi në Shkodër

2019-02-01 0

Takimi me studentët e Univeristetit të Shkodrës dhe ministres së Arsimit, Besa Shahinit dështoi. Arsyeja duket se ka qënë prania e kamerave dhe medias, deklaratat për të cilat janë kontradiktore.

Jashtë Universitetit, teksa ministrja po futej në makinë për tu larguar, studentët thanë: Përderisa kjo nuk pranon kamerat do të thotë që ne jemi në të drejtën tonë.

Ndërsa ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas refuzimit të studentëve të Universitetit të Shkodrës për zhvilluar takimin e vendosur me ta për të diskutuar lidhur me Paktin për Universitetin. Për të zhvilluar takimin me të, studentët kishin kërkuar që në sallë të mos kishte prani kamerash dhe kamerash.

?Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për Paktin për Universitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë,?- shkruante ministrja pas anulimit të takimit.