Report Tv-Vazhdojnë abuzimet, dyfishohen çmimet në treg/ Qytetarët: Çmimet të papërballueshme

2019-02-01 0

Ajo çfarë po pohojnë njëzëri qytetarët këto ditë është rritja e çmimevëe të fruta perimeve. Pavarësisht produkteve të importit ose eksportit, tregu ushqimor ka rritur çmimet e tij dyfish. Qytetarët, të cilët preken nga ky ndyshim, të detyruar që të blejnë shprehen të pakënaqur për këtë rritje, sidomos të produkteve sipreshit, spinaqit, brokolit dhe lulelakrës.

Çmimet janë të papërballueshme. Preshi me 170 lekë. Janë rritur çmimet për spinaqinb, brokolin, sallatat.

Qytetari
Dyfishimi i çmimeve për këto produkte është kthyer në shqetësim edhe për vetë tregtarët. Shumë prej tyre e kanë të vështirë ta shpjegojnë këtë rritje drastike në tregjet e mëdha ku furnizohen, ndërsa disa prej tyre justifikohen memungesën e prodhimit vendas.

Nuk kemi parrë rritje të tillë çmimesh. Qytetarët ankohen. Ne vetëm mbajmë vendin e punës, nuk fitojmë asgjë. Se ku shkojnë fitimet nuk e dimë.

Tregtari
Report Tv vetëm disa ditë më parë zbuloi aferën e madhe korruptive që ishte dhe shkaku i rritjeve të çmimeve të fruta perimeve. Në qendër të skandalit është Tregu Agro-Ushqimor i Tiranës, që funksionon si një qendër për shpërdarjen me shumicë të produkteve ushqimore. Në fakt, çmimet që duhet t?i paguajnë tregtarët pronarit të tregut janë më të lartat në rajon, kushtet kontraktore janë skllavëruese dhe rezultati është që tregtarët janë të detyruar të transferojnë këto kosto jashtëzakonisht të mëdha mbi çmimet përfundimtare të produkteve agro-ushqimore të tregut të pakicës, nderkohe qe pronarët e Tregut Agro-Ushqimor sigurojnë fitime me vlerë miliona euro

Free Traffic Exchange