Ora News - Largimet nga puna, shteti shqiptar paguan për 3 administrata

2019-02-01 1

#oranews #shteti #administrate

Shkarkimet nga puna të pambështetura në ligj vazhdojnë të rëndojnë buxhetin e shtetit duke prekur shifra marramendëse. Vetëm në 5 vitet e fundit, shteti ka paguar mbi 100 mln euro për këtë kategori. Ndërkaq proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar pritet të rëndojnë edhe më shumë situatën. Për të stabilizuar situatën, ekspertët sugjerojnë ndryshime në ligj, ku titullari do të mbajë përgjegjësi për firmën që vendos për pushimin e punonjësve.

Taksapaguesit shqiptarë janë të detyruar që të paguajnë dy administrata paralele për shkak të largimit të punonjësve në mënyrë të paligjshme.

Eksperti i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, e konsideron këtë fakt shumë abuziv pasi janë mbi 100 milion euro të cilat shkojnë pagesa për këto largime në një kohë që mund të transformoheshin në investime për ndërtimin e spitaleve dhe shkollave.

Zef Preçi: Është një shkelje e të drejtave kushtetuese të individit, është një cënim i familjeve, njëkohësisht është një kosto terësisht e panevojshme mbi taksapaguesit shqiptarë.Vimë te një situatë absurde në të cilën janë tre administrata paralele, dy efektive dhe një tjetër në pritje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/largimet-nga-puna-shteti-shqiptar-paguan-3-administrata

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz