Basha paralajmeron bankat: Mos financoni PPP-te

2019-02-01 0

Lulzim Basha prezantoi përpara shoqatave të biznesit dhe sipërmarrësve katër shtyllat e programit ekonomik të Partisë Demokratike, përmes të cilave tha se synohet dalja e vendit nga kriza e trefishtë ku e ka futur qeveria.

?Për biznesin e vogël, brenda 100 ditëve të para, do të realizohet: Rritja e kufirit të regjistrimit për TVSH nga 2 milionë lekë xhiro vjetore në 14 milionë lekë ose 140 mijë dollarë. uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga rreth 24% në 18% për të vetëpunësuarit, ndërsa për të punësuarit 9%. Ulje e çmimit të energjisë, taksë 9 % dhe rimbursim rekord i TVSH-së. Taksa ?Rama?për karburantet, prej rreth 30 lekë/litër do të shfuqizohet menjëherë. Kjo nismë do të ndjehet si nga biznesi i madh, ashtu edhe ai i vogël. Tatimi sheshtë në nivelin 9% për: tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat nga paga mbi 30 mijë lekë, tatimin mbi të ardhurat e tjera personale dhe kontributin e punëdhënësve dhe punëmarrësve për sigurimet shoqërore. Metodologjia e caktimit të çmimit të energjisë elektrike për biznesin (por edhe për popullatën) do të reformohet rrënjësisht. Çmimi i energjisë për biznesin do të jetë 30 ? 40% më i lirë sesa sot.?

Por biznesi i kërkoi prova besimi dhe e ftoi Lulzim Bashën që hapin e parë për këtë bashkëpunim ta nisë që tani në opozitë, duke përdorur të gjithë instrumentet parlamentarë.

Me shqetësim për situatën ekonomike që po kalon vendi foli edhe Kryekëshilltari ekonomik i grupit të CDU-së, Martin Henze.

?Një nga mesazhet më të këqija që i jepet biznesit nga një vend është borxhi dhe borxhi i Shqipërisë është shumë i lartë. Me një vend si Shqipëria që ka një borxh të tillë kaq të lartë, sipërmarrësit e huaj nuk vijnë dhe ata që janë, janë të prirur për ta mbyllur biznesin. Politika ekonomike në Shqipëri, që nga viti 2013, ka dështuar. Shifrat e papunësisë janë shumë të larta. Para dy ditësh bisedova me zotin Ervin Bushati të PS, i cili më me foli për shifra që nuk m?u dukën të besueshme, sepse vetëm nga viti 2015, nga vendi juaj kanë ikur çdo vit mbi 58 mijë njerëz. Pra ju keni humbur shumë njerëz. Pavarësisht kësaj vale shumë të madhe emigrantesh, papunësia mbetet shumë e madhe.?

Gjatë takimit me biznesin Basha paralajmëroi sistemin bankar që të mos financojë projektet abuzive të Partneritetit Publik Privat duke ripërsëritur qëndrimin se asnjë kontratë, leje apo licensë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi.

?Kemi sinjale që 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t?i marrë me vete.?

Në programin ekonomik Partia Demokratike ka parashikuar reformim të thellë të sistemit të liecensave dhe inspektoriateve, 150 milionë dollarë subvencione për fermerët dhe dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë.

Tv Klan