Haradinaj: Taksa nuk hiqet - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-01 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Haradinaj vazhdon të mos lëvizje asnjë presje nga qëndrimi I tij për të mos hequr taksën e mallrave nga Serbia nëse ky vend nuk njeh pavarësinë e Kosovës.Së fundmi kryeministri kosovar ka qënë I ashpër në deklaratat e tij.Pak ditë më parë ai akuzoi ndërkombëtaret se po kërkojnë të bëhet pazar me territoret në veri të Kosovës në mënyrë që të vijojnë njohjet për këtë vend.Ndërsa këtë të premte ka qënë radha e një tjetër deklarate të fortë.Ai tha se taksa nuk I bën karshillëk aspak SHBA-ve përkundrazi është kundër Rusisë e cila ka punuar intesivisht sipas Haradinajt që ti hiqen njohjet Kosovës.?Popujt që janë rreshtuar me Amerikën kanë krijuar botën e lirë dhe ne kemi arritur atë që kemi synuar - lirinë. Çdo shqiptar, kudo si këtu, si në troje të tjera, si në diasporë, e përjeton Amerikën si familjen e vet. Ne do të rrimë përballë Rusisë, taksën nuk e kemi vendosë për Amerikën, por kundër Rusisë, e cila ka punuar intensivisht që të na heqin njohjet. Na nuk e kemi kushtëzuar njohjen, kemi shkuar pa kushte në dialog. Si ka mundësi që Vucic sot ka thënë se nuk ulemi pa hequr ne taksën. Nuk ka kushte për dialog, dialogu duhet vazhduar pa kushte, sic na thonë ne aktualisht hiqe taksën. Taksa do te qëndrojë deri në njohje, mbajeni mend atë që po ju them. Kush është më I zgjuar dhe di të bëjë më mirfë politikë,mirë është të shkojë të konsultohet me historian dhe të shohe sesi kanë shkuar këto procese .Më tej Haradinaj ka edhe një premtim të fortë:?Pse duhet të ekzistoj taksa deri në njohje. Nuk është lehtë për mua të ha mallin e dikujt që mi ka vra anëtarët e familjes, e as për juve që keni të vrarë apo të zhdukur anëtarë. Në dialog kërkohej që të jepej tokë, si Republikën e Dodikut në Bosnjë, ajo është Rusi brenda nesh. Atëherë jo, ne kemi çka i japim. E kthejmë tregun që është treg potencial mbi 1 milion, ndërsa buxheti ynë është vetëm 2 milion. Këtë tokë Serbia është munduar ta zhbëj, e ka djegur, e ka shkatërruar. Sot asnjë cent se jep Serbia për këtë tokë. Për tregun e saj po ndërton autostrada, rrugë, ndërsa neve mundohet të na shkatërroj. Ajo fjala e popullit ?me të rreh e mos me të lënë me kajt?. Pse ta pranojmë një sjellje të tillë.?Këto komente Kryeministri i Kosoves, Haradinaj i beri në akademinë dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës.