Itali, kapen mbi 2 ton kokainë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-01 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nuk kanë të ndalur sasisë e mëdha të kokainës që kapen nga policia në Itali.Një operacion i antidrogës ka zbuluar në portin e Xhenovas një sasi rekord lënde narkotike: mbi 2 tonë kokainë.Droga ishte e futur brenda një konteineri që vinte nga Kolumbia me destinacion Barcelonën në Spanjë. Kokaina e sekuestruar kap vlerën e gjysmë miliardi euro dhe konsiderohet si sasia më e madhe e kapur  në Itali gjatë 25 vitet e fundit.E gjithë lënda narkotike sipas hetuesve, ishte e destinuar për tregun europian.Për të arritur në sekuestrimin e kësaj sasie autoritetet  italiane kishin bashkëpunuar me  antidrogën britanike dhe atë spanjolle. Ndërkohë autoritetet spanjolle kanë arrestuar  një shtetas 59 vjeç, I cili është implikuar në këtë rrjet të narkotrafikut.Droga i përkiste një organizate të armatosur të njohur si ? Klani I gjirit?, në Kolumbi, i cili  kishte kontakte në disa port europiane me qëllim realizimin e dërgesës së drogës në destinacionin final.Dy ditë më pare në Livorno u kapën edhe 644 kilogramë kokainë me vlerë dhjetëra milionë euro.